Protesta e opozitës nesër në Shqipëri, Policia e Shtetit publikon masat NULL NULL 06.10.2024 18:40 06.10.2024 18:40 Policia e Shtetit Nesër opozita në Shqipëri do të mbajë protestë, për të cilën është përgatitur edhe Policia e Shtetit. Ky institucion ka publikuar të gjitha masat që do t’i ndërmarrin për nesër. Në njoftimin e publikuar thuhet se nga ora 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore: Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet; Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit; Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja; Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës; Kryqëzimi i Librit Universitar; Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”; Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”; Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”; Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit; Kryqëzimi i urës së Taiëanit; Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”; Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”; Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave; Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”; Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.