Protesta e opozitës në Shqipëri, 30 të shoqëruar në polici NULL NULL 23.12.2024 23:41 23.12.2024 23:41 Pamje nga protesta e opozitës në Tiranë. Foto: A2 CNN 30 pjesëmarrës të protestës së opozitës në Tiranë, janë shoqëruar në stacion policor. Protesta nisi në 17:00 dhe u bllokuan 5 pikat kryesore të kryeqytetit. Këtë herë protestës i printe për herë të parë Sali Berisha, pas lirimit nga arresti shtëpiak. Ai marshoi drejt shesheve të protestës duke nisur nga Rruga e Elbasanit ku ishte ndalesa e tij e parë, për të vijuar te bashkia e Tiranës, te Zogu i Zi, Pallati me Shigjeta dhe për ta përmbyllur te sheshi Wilson Në të gjitha ndalesat kreu demokrat pati nga një prononcim për mediat, ku fokusi ishte te qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira. Ndërsa te Pallati me Shigjeta dhe Rruga e Elbasanit qarkullimi u mbajt i bllokuar deri në orën 20.00, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv. Aty ra në sy përplasja e nënkryetarit të PD-së, Agron Gjekmarkaj me Policinë te Pallati me Shigjeta i cili për pasojë humbi ndjenjat dhe u dërgua te Spitali i Traumës për kujdes mjekësor. Berisha dhe Noka akuzuan Policinë se ushtroi dhunë ndaj nënkryetarit të Kuvendit, duke e cilësuar këtë një akt të paprecedentë dhune që do të mbajnë përgjegjësi urdhëruesit dhe zbatuesit e saj. Ndërsa Policia e Tiranës hodhi poshtë akuzat e Sali Berishës dhe Flamur Nokës se nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj është goditur prej disa efektivëve gjatë protestës së të hënës.