Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prostitutat në Gjermani në rrugë kërkojnë rifillimin e punës të ndalur nga koronavirusi

NULL NULL
09.08.2020 09:01

Prostitutat në të gjithë Gjermaninë kanë dalë në rrugë për të kërkuar heqjen e një vendimi që ndalon punën e tyre seksuale për shkak të koronavirusit. Shumë prej tyre janë nga Europa Lindore dhe nuk mund të dërgojnë më para për familjet e tyre.

Elena është një punëtore seksi nga Rumania. Ajo thotë se nuk ka punuar për pesë muaj dhe se e ka të vështirë, si nga ana financiare ashtu edhe nga ajo emocionale, njofton Klan Kosova.

“Më duhet të kem një punë dhe duhet të fitoj para. Unë kam një vajzë dhe kam nevojë për një punë për ta mbështetur”.

Unioni Gjerman për Ofruesit e Shërbimeve Erotike dhe Seksuale (BeSD) ka thirrur protesta në disa qytete gjermane kundër ndalimit në mbarë shtetin për shitjen e shërbimeve seksuale, të vendosur në mars.

Elena, e cila punon në një “bordello të madhe” në qytetin e madh gjerman perëndimor të Këlnit, ka qenë njëra nga pjesëmarrëset e rregullta, shkruan DW.

Shërbimet seksuale janë të ligjshme në Gjermani, por u ndaluan kur qeveria solli kufizimet në jetën civile dhe publike në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Që nga gushti Bavaria ka lejuar përsëri shërbimet seksuale, por bordellot ende duhet të qëndrojnë të mbyllura. Berlini do të lejojë disa shërbime seksuale përsëri duke filluar nga 8 gushti.

Por në pjesën tjetër të vendit ndalimi i prostitucionit mbetet në fuqi, megjithëse kufizimet për SPA, studiot e tatuazheve dhe masazheve për shëndetin janë hequr kryesisht.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme