Propozohet festival në Tetovë me emrin e Shpat Kasapit NULL NULL 04.12.2025 14:07 04.12.2025 14:07 Politikani dhe veprimtari, Bardhyl Mahmuti ka propozuar që Komuna e Tetovës, të organizojë një festival i cili do ta mbante emrin e këngëtarit Shpat Kasapi, i cili vdiq më 26 nëntor. Ai përmes një kërkese i është drejtuar autoriteteve komunale atje për ta jetësuar këtë ide. “Vdekja e papritur e këngëtarit të mirënjohur Shpat Kasapi shkaktoi një pikëllim mbarëkombëtar. Është e tepër të renditim në këtë kërkesë meritat e mëdha që ka pasur ky artist në afirmimin e artit dhe kulturës shqiptare. Meritat e tij janë vënë në spikamë edhe në lajmet që kanë publikuar mediat ndërkombëtare”, shkruan Mahmuti në një postim në llogarinë e tij në Facebook. Sipas propozimit të Mahmutit, krijimi i një festivali që do të mbante emrin e këngëtarit dhe që do të organizohej çdo vit në muajin maj në qytetin e lindjes së Kasapit, në Tetovë. “Krijimi i një festivali që do të mbante emrin e tij dhe që do të organizohej çdo vit në Tetovë, në qytetin e lindjes, në javën e parë të muajit maj (që përkon me ditëlindjen e Shpat Kasapit, 1 maj), do të ishte vendimi më i mirë për të shprehur mirënjohjen tonë për kontributin e tij.Lusim autoritetet komunale që të marrin në shqyrtim këtë kërkesë dhe të miratojnë një vendim, që do t’i jepte vulë institucionale Festivalit “Shpat Kasapi”. “Lusim të gjithë artistët dhe intelektualët e fushave të ndryshme që ta mbështesin këtë nismë!”, tha ai, transmeton Klankosova.tv Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut ndërroi jetë në itali pas një sulmi në zemër. Shpat Kasapi përcillet për në banesën e fundit (VIDEO)