Propozimi i gazetarit të Klanit: I kthyen 614 euro, fëmijët marrin medalje shteti (VIDEO) NULL NULL 20.11.2025 21:09 20.11.2025 21:09 Tre fëmijë të mërkurën gjetën një portofol mbi 600 euro në rrugët e Ferizajt, por nuk e mbajtën për vete. Ato para, fëmijët i dorëzuan diku. “E kemi marr e kemi dorëzur të axhi e ai në polici”, ka thënë nxënësja Rajana Terziu. Kjo vepër e mirë e tyre i ra në vesh presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i ftoi fëmijët në zyrën e saj dhe ua dha nga një medalje presidenciale. Dekoratat i morën pas një kërkesë publike që bëri gazetari i Klan Kosovës, Enis Reçica për shefen e shtetit. Ai njohje me ta nuk pati, por këtë e bëri për shkak të gjestit.