Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Propaganda online përmes “bots” (VIDEO)

NULL NULL
nga saranda aliu 21.01.2025 19:41

“Bots farm” apo ferma e robotëve.

Ky term mund të jetë i panjohur për një pjesë të shoqërisë kosovare, por jo edhe për vendet e tjera.

Madje për ndikimin e “AI bots”, mediat e huaja kanë të publikuara hulumtime për rolin e madh që këta kanë pasur në fushata zgjedhore, sidomos në ShBA, raporton Kiks Kosova.

“Si i përdorin mashtruesit imazhet e krijuara nga AI në Facebook për rritjen e audiences”, është titulli i një artikulli nga Shkolla e Harvardit, “Kennedy”.

Ky artikull sqaron se si gjatë dy cikleve të fundit zgjedhore presidenciale në ShBA, u përdorën bots për të përhapur dezinformata dhe për të nxitur përdoruesit e Facebook-ut.

“Brenda një ‘ferme robotësh’ në Facebook që nxjerr mbi 200 mijë postime politike në muaj”, është një tjetër hulumtim që “bots”-at i sheh si problem të madh që nga viti 2022, prej kur edhe u publikua.

Këto profile të rreme, sipas artikullit, janë të padallueshëm për përdoruesit e Facebook-ut, të cilëve përmes “bots” u servohen informacione të fabrikuara për ndikime politike dhe për t’i bërë mashtrimet më bindëse.

Në gjetjet e artikullit të “Comparitech”, tregohet se si u zbulua “ferma e robotëve” për të krijuar dhe menaxhuar 13,775 llogari unike në Facebook.

“Secili prej tyre postoi mesatarisht 15 herë në muaj, për një total prej 206,625 postimesh nga kjo fermë në një muaj të caktuar”, vlerësojnë studiuesit e “Comparitech”.

Studiuesit politikë për “The Washington Post” vlerësuan se inteligjenca artificiale do të bënte kërdi në zgjedhjet presidenciale 2024 në ShBA.

Derisa “Time” tregon makthin e amerikanëve për ndikimin e “AI”, dhe kaosin që pritej ta sillte në zgjedhjet e vitit 2024 në ShBA.

Universiteti Clemson ka të publikuar një punim shkencor, ku tregon përdorimin e “bots”-eve për qëllime politike. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.