Pronat e mërgimtarëve: Kryeqyteti dhe Dragashi prijnë me banesa të pabanueshme (VIDEO) NULL NULL 26.02.2025 13:55 26.02.2025 13:55 Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, 30.7% e njësive banesore që ndodhen në kryeqytet janë të pabanueshme, e ju takojnë kryesisht mërgimtarëve. Ndër qytetet, Dragashi kryeson me numrin më të madh të shtëpive dhe banesave të pabanueshme, i ndjekur nga Vitia, Klina dhe Istogu, njofton Klankosova.tv. Kjo pasi një pjesë e madhe e mërgimtarëve operojnë biznese, kryesisht në sektorin e akulloreve dhe pastiçerive, gjatë gjithë vitit në vende të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës, sipas gazetarit Kastriot Sylejmani, i cili foli në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Megjithatë, shumica e tyre posedojnë prona në Dragash, ndonëse kalojnë pjesën më të madhe të vitit jashtë Kosovës. Ndiqni diskutimin e plotë, në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme "Nuk është e qartë nëse sulmet e SHBA-së ndaj Iranit ishin të ligjshme", thotë Kallas 6 minuta më parë
Lajme Tre të mitur me trotinetë përplasen nga vetura në Tiranë, dy në gjendje të rëndë 19 minuta më parë