Prona e “uzurpuar”, në gjyq për pazarin e para 26 vjetëve (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 11.09.2023 20:24 nga Flamur Gajtani 11.09.2023 20:24 Një pazar që u bë para dy dekadash për këtë pronë, i çoi në gjykatë të hënën. Familja Hoti që jeton ende në shtëpinë që u tregtua në rrugën ‘Kurtish Hasani’ në Prizren, po akuzohet se zunë parcelën të cilën nga ta e bleu mërgimtari Agim Berisha më 1997. Ky i fundit paditi Fatimen e të birin e saj Egzonin për uzurpim, e detajet e aktakuzës i shpalosi prokurori i shtetit që tha se të njëjtit e kishin uzurpuar shtëpinë pasi e kishin shitur. Fjalën e organit të akuzës e mbështeti mbrojtja e të dëmtuarit, i cili pati triumfuar edhe në proceset e mëparshme gjyqësore. Të akuzuarit, para u deklaruan të pafajshem në pyetjen e gjykatësit. E pas kësaj Luan Berisha, i njoftoi të njëjtit edhe për të drejtat që u garanton ligji. Të hënën u mbajt shqyrtimi fillestar për këtë rast ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 12 tetor.