Promovohet “Ngritja e një shteti” nga Enver Hoxhaj (VIDEO) NULL NULL 15.07.2016 21:13 15.07.2016 21:13 Ministri i Punëve te Jashtme , Enver Hoxhaj, ka promovuar sot librin e tij “Ngritja e një shteti”, njofton Klan Kosova. Pjesëmarrës ne promovim ishin kolegë nga qeveria, përfaqësues të partive politike e ambasadorë. Ndërsa punën e tij e vlerësuan larte Paskal Milo, ish Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, dhe Blerim Reka, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. “Është një dëshmi se edhe shtetet e vogla, jo me fuqi gjeopolitike të mëdha, jo me resurse natyrore, jo me ushtri mund të japin diplomatë të kalibrit të madh siç është z.Hoxhaj”, ka deklaruar Blerim Reka. Kronikë nga Blerta Ahmeti.