Promovohet libri “Në emër të gjakut” i Ahmet Prençit NULL NULL 23.10.2025 14:23 23.10.2025 14:23 Foto nga Klan Kosova Është promovuar libri “Në emër të gjakut”, i autorit Ahmet Prençi. Promovimi i librit u mbajt në qendrën rinore “Fitnete Ramosaj” në Deçan, ku të pranishëm pos kryetari aktual, Bashkim Ramosaj, ishin edhe shkrimtarë, publicistë e botues. Tregimet e Ahmet Prençit në këtë libër flasin për një të kaluar jo shumë të largët, por që mbart peshën e rëndë të tragjedisë shqiptare si komb, lehtësinë e dëshirës vetshkatërruese, por dhe fisnikërinë e guximshme të ca njerëzve të paktë, por të mjaftueshëm për shpresën e ringjalljes, transmeton Klankosova.tv. Promovimin e këtij libri po e përcjell nga afër gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani.