Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Promovohet “Futbolli i Kosovës 1919-2019” i autorit Azem Brovina

NULL NULL
13.02.2020 14:11

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” u promovua monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019” me autor doajenin e gazetarisë kosovare, Azem Brovina.

Gazetari dhe njëherit autori i librit, Azem Brovina, ka rrëfyer punën disa vjeçare për sportin e vendit.

Ai tha se ka pasur vështirësi gjatë kësaj periudhë pasi ka humbur edhe tre miqtë e tij më të mirë.

“Shpresoj që mos të ju kem zhgënjyer. Kam pasur një vështirësi të madhe pasi kam humbur tre miqtë”, tha ai.

Redaktori i monografisë, Arben Fetoshi, deklaroi se Kosova për herë të parë po sjell monografinë shekullore të sportit vendësdit.

“Njeriu i radios sot na sjell një vepër unike të sportit të Kosovës. Të isha redaktor ishte sfidë, andaj sot jam i lumtur që të prezantoj monografinë e doajenit të gazetarisë”.

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, potencoi se ky dokument do të ia lehtësojnë punën shumë gazetarëve dhe të rinjve për të pasur njohuri për sportin, raporton EO.

Ai po ashtu theksoi se tani ekziston dokumenti i periudhave nëpër të cilat ka kaluar sporti vendës.

Drejtor i departamentit të sportit në MRKS, Ibër Alaj, tha se sporti përballet ende me sfida, andaj sipas tij, duhet që institucionet të kuptojnë se sporti është zhvillim ekonomik për vendin.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.