Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Promovohen pullat postare me figurën e Leze Qenës dhe Besim Sahatçiu (VIDEO)

NULL NULL
nga Dafina Jegeni-Krasniqi 25.03.2021 21:35

Posta e Kosovës të enjten promovoi dy pulla postare me imazhin e aktores së ndjerë Leze Qena dhe regjisorit po ashtu të ndjerë Besim Sahatçiu.

E është pikërisht edhe njëvjetori i vdekjes së Qenës, prandaj përveç pullave  të reja të ftuarit në këtë ceremoni panë edhe një dokumentar nga filmat që ka realizuar Sahatçiu, e rolet që ka luajtur Qena, njofton Klan Kosova.

Kjo atmosferë është goxha emocionuese për familjarët e dy artistëve të ndjerë.

E mbesa me famë botërore e regjisorit Rita Ora, në pamundësi për të qenë fizikisht në vendin e ngjarjes, mysafirëve iu drejtua me një videoincizim.

Kur respektohen dy figura të artit e kulturës, ndjesi të veçantë thotë se ka edhe ish Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi.

 Leze Qena u shua një vit më parë, në moshën 85 vjeçare ndërkaq Sahatçiu vdiq më 18 tetor të vitit 2005 në moshën 70-vjeçare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.