Prokuroria Speciale pritet të paraqesë dosje paraprake në rastin e Thaçit e të tjerëve deri më 17 dhjetor NULL NULL 14.10.2021 13:07 14.10.2021 13:07 Prokuroria e specializuar e Kosovës me seli në Hagë, ka njoftuar se pritet të paraqesë akuza të konkretizuara kundër secilit prej katër ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë. Në njoftim thuhet se prokuroria do të paraqesë parashtrim paraprak deri më 17 dhjetor, përcjell Klankosova.tv. Përmbledhja e procedurës paraprake paraqitet nga prokuroria para fillimit të gjykimit pasi të ketë përfunduar hetimin dhe të zbulojë të gjitha provat e aktakuzës për mbrojtjen. Prokuroria gjithashtu i ka kërkuar gjyqtarit të procedurës paraprake t’i jepte një afat shtesë deri më 28 janar 2022, për të shkruar një listë të të gjitha provave kundër Thaçit dhe të tjerëve. Tutje thuhet se lidhur me këtë rast, më shumë se 9,500 prova janë zbuluar deri më tani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë