Prokuroria po heton vdekjen e burrit që u gjet pa shenja jete në Pejë NULL NULL 15.06.2025 12:06 15.06.2025 12:06 Një ngjarje e rëndë mbrëmjen e të shtunës në Pejë. Në rrugën “Rozafa” të këtij qyteti, një burrë është gjetur pa shenja jete. Për rastin në fjalë, Prokuroria tashmë i ka nisur hetimet. Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv. Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës. “Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu bërë autopsia. Ndërkaq, me t’u raportuar ky rast në një lagje të Pejës, kanë dale njësitet relevante policore bashkë edhe me Prokurorin e Krimeve të Rënda”, tha Nikçi për Klankosova.tv. Derisa lidhur me rastin nuk u bën të ditura detaje tjera./ Klankosova.tv. Gjendet pa shenja jete një person në Pejë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 3 orë më parë