Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria përfundimisht për ‘Drenica 2’

NULL NULL
23.04.2015 16:14

Prokurori i EULEX-it Charls Hardaway ka paraqitur fjalën përfundimtare në rastin e njohur si “Drenica 2”, ku për krime lufte po akuzohen: Sylejman Selimi, Agim, Bashkim, Driton e Selman Demaj, Fadil, Jahir, Nexhat dhe Zeqir Demaku, si dhe Isni Thaçi.

Ai theksoi se të gjithë të akuzuarit janë përgjegjës për krime në mënyrë individuale apo në bashkëkryerje më të tjerët.

Sipas tij, ata veç tjerash, në mënyrë të paligjshme kanë marrë pjesë në rrahjen dhe keqtrajtimin e civilëve.

Avokatët kanë tentuar disa herë të reagojnë, duke mos u pajtuar me fjalën e prokurorit, mirëpo trupi gjykues nuk ka lejuar një gjë të tillë, duke u arsyetuar se edhe avokatët do ta kenë fjalën e tyre dhe kohën e mjaftueshme për të pasqyruar pakënaqësitë e tyre.

Seanca e radhës në rastin ‘Drenica 2’ do të vazhdojë më 11 maj, ku pritet që mbrojtja ta thotë fjalën e vet përfundimtare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.