Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria nis hetimet ndaj kirurgut që keqtrajtoi pacienten në Spitalin e Prizrenit

NULL NULL
06.02.2019 11:43

Prokuroria Themelore në Prizren, me vetëiniciativë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore rreth grumbullimit dhe mbledhjes së informacioneve të nevojshme me qëllim të zbardhjes dhe sqarimit të rastit të keqtrajtimit të pacientes nga kirurgu Rr.Y.

Ky vendim del në bazë të informacioneve të siguruara nga mediat lidhur me dyshimet për mos trajtimin e duhur të një pacienteje në Spitalin Rajonal të Prizrenit, njofton Klan Kosova.

Sipas kumtesës së dërguar Prokuroria Themelore në Prizren është e vendosur që t’i parandaloj dhe luftojë të gjitha dukuritë negative që janë në kundërshtim me ligjin dhe i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që çdo parregullësi apo keqpërdorim të detyrës zyrtare ta denoncojnë pranë kësaj prokurorie apo tek organet policore.

Prokuroria bënë të ditur se do të njoftojë opinionin në lidhje me hapat që do të ndërmerren lidhur me këtë rast, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.