Prokuroria në Prizren kërkon 30 ditë paraburgim për zyrtaren komunale NULL NULL 20.06.2025 16:34 20.06.2025 16:34 Prokuroria Themelore e Prizrenit Prokuroria Themelore në Prizren i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve ndaj të dyshuarës Sh.O, e cila dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas kërkesës, e pandehura Sh.O., më 25 shtator 2024 në Prizren, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar – Bashkëpunëtore Profesionale në Drejtorinë e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor, në komunën e Prizrenit, në cilësi të kryetares së komisionit për pranimin teknik të objektit banesor cili gjendet në rrugën “William Walker” në Prizren, ka tejkaluar autorizimet zyrtare. “Në kundërshtim Ligjin për Ndërtim ka lëshuar certifikatën për përdorimin e objektit banesor, që i plotëson kushtet për pranim teknik, edhe pse e ka ditur se ky objekt sipas procedurës administrative në Drejtorinë e Inspektorateve ka pasur tejkalim të lejes ndërtimore pasi që jashtë lejes ndërtimore investitori e ka ndërtuar katin e tetë (8) të banimit, duke i shkaktuar dobi investitorit – të pandehurit A.K., në vlerën e banesave të ndërtuara në katin e tetë (8) dhe dëm Komunës së Prizrenit në vlerën e taksave të pa paguara për ndërtim, njëkohësisht duke e dëmtuar edhe imazhin e panoramës së qytetit të Prizrenit”. “Po ashtu, e pandehura Sh.O., me datë 15.10.2024 në Prizren, në cilësi të personit zyrtar – bashkëpunëtore profesionale në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, gjatë lëshimit të lejeve ndërtimore për investitorin A.K., i cili ka qenë investitor në objektin “NN 1” dhe “NN 2” ka lëshuar pëlqimin për ndarjen e parcelave, me ç’rast ka dhënë leje të ndërtimit të dy objekteve në të njëjtën parcelë kadastrale, duke i sjellë investitorit përfitim pronësor në vlerën e objektit të ndërtuar”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Prokuroria tha se me këto veprime, e pandehura ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 17 minuta më parë