Prokuroria me detaje për ngjarjen në Prishtinë, ku vëllai theri për vdekje vëllanë NULL NULL 28.10.2024 10:58 28.10.2024 10:58 Prokuroria Themelore në Prishtinë. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Prishtinë, ku Gent Myftari dyshohet se ka therur për vdekjen vëllanë e tij, Auron Myftarit. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga policia dhe trupi i pajetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë autopsia. “Prokurorinë Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurorja kujdestare dje në mbrëmje nga Policia e Kosovës është njoftuar se në rrugën “Tirana” në Prishtinë ka ndodhur një therje me thikë ku viktima ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes. “Prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës, po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë autopsia”, thuhet në njoftim. Prokuroria ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar, derisa bëhet e ditur se motivet dhe rrethanat tjera për momentin janë të panjohura, përcjell Klankosova.tv. “Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit është ndaluar një (1) person”. “Brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin për këtë rast”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë. Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. Dërgohet në mbajtje për 48 orë i dyshuari për therjen fatale të vëllait në Prishtinë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.