Prokuroria konfirmon vrasjen e një gruaje dhe burri në Stanoc NULL NULL 24.03.2025 16:37 24.03.2025 16:37 Stanoci u trondit nga një vrasje e dyfishtë ditën e hënë. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni. Sipas tij, fillimisht dyshohet se burri ka vrarë një grua, e pastaj edhe vetën. “Dyshohet se fillimisht burri e ka vrarë gruan pastaj vetën me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, tash pritet intervistimi i dëshmitarëve”, tha Preteni.