Prokuroria kërkon paraburgimin e të dyshuarit që vrau policin në Zhur NULL NULL 29.01.2020 09:47 29.01.2020 09:47 I dyshuari për vrasjen e policit mbrëmë në shtëpinë e tij në Zhur të Prizrenit është ende në një ndalim policor për 48 orë. Klan Kosova mëson se emri i tij është Iran Badalli dhe se ishte bashkëshortja e tij ajo që lajmëroi policinë, fillimisht për dhunë në familje, e më pas tregoi se ai mban armë dhe drogë brenda shtëpisë. Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, tha për klankosova.tv që ndaj tij do të kërkohet masa e paraburgimit. “Për momentin i dyshuari është në ndalim policor 48 orësh. Inicialet e të dyshuarit janë I. B. Ndaj tij do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”. I dyshuari kishte montuar një bombë në një magazinë të shtëpisë së tij, e cila kishte shpërthyer kur njësia anti-drogë kishte hyrë. Nga shpërthimi mbet i vrarë polici nga Malisheva Sami Thaqi, ndërsa të lënduar mbetën dy kolegë të tij – njëri prej të cilit po dyshohet se është verbëruar – dhe djali 12 vjeçar i të dyshuarit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë