Prokuroria heton Elvis Rroshin për falsifikim dokumentesh NULL NULL 01.06.2016 16:39 01.06.2016 16:39 Struktura “Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimin dhe është regjistruar kryesisht, hetimi për kryetarin e dorëhequr të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, “Falsifikimit të dokumentave” në procesin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Sektori i posaçëm në Prokurorinë e Përgjithshme nisi verifikimin, në bazë të të dhënave të vetëdeklaruara nga subjekti Rroshi në formularin e publikuar tashmë, si edhe në sqarimin publik të bërë nga vetë subjekti, lidhur me shkaqet e dorëheqjes së tij. Në këto kushte, u urdhërua nisja e hetimit për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave”. Në bazë të verifikimeve paraprake, Struktura “Për dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme konstaton se subjekti Elvis Rroshi nuk ka shënuar në formularin e vetëdeklarimit dënimin e dhënë nga autoritetet italiane disa vite më parë. Fakti që ka qenë i dënuar nga autoritetet italiane, është pranuar publikisht edhe nga vetë subjekti./Shekulli.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i qytetarit që u rrah nga polici: Gjendjen e ka të rëndë, ka pësuar fraktura 16/06/2025
Kosova “Edhe kuzhinierët na kanë rrahë”, si u torturuan shqiptarët në Masakrën e Dubravës? (VIDEO) 16/06/2025
Lajme Irani i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Izraeli po kërcënon sigurinë globale 16/06/2025