Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria heton Bulliqin për Mulliqin (VIDEO)

NULL NULL
05.08.2022 10:37

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Kjo pas akuzave që bëri në drejtim të tij, ish-drejtori i Inspeksionit, Besnik Mulliq, i cili u shkarkua nga vetë Bulliqi, njofton Klankosova.tv.

Ish-drejtori përmes një postimi në rrjetin social Facebook kishte deklaruar se kryetari e pengoi në zbatimin e ligjit, për rrënimin e disa objekteve në Batllavë.

“Lidhur me pyetjet tuaja ju njoftojmë se Prokuroria është duke i shqyrtuar të gjitha pretendimet e dhëna ne opinionin publik nga zotëri Mulliqi, si dhe do te veproëe konformë dispozitave ligjore ne fuqi” kanë thënë nga prokuroria për Klan Kosovën.

Kujtojmë që për këtë çështje, ditë më parë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishte kërkuar hetim nga organet e drejtësisë.

Nga pozita që mbante si Drejtor i Shëndetësisë dha dorëheqje edhe Driton Vela, të mërkurën.

Siç mëson televizioni edhe Vela u largua nga komuna për shkak të mospajtimeve me kryetarin, Shpetim Bulliqi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.