Prokuroria flet për shpërthimin në Ibër Lepenc: Po hetohen të gjitha rrethanat NULL NULL 29.11.2024 22:46 29.11.2024 22:46 Dëmi i shkaktuar nga shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se janë duke hetuar të gjitha rrethanat se si ka ndodhur shpërthimi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit. Për Klankosova.tv, Valon Preteni ka thënë se prokurori kujdestar ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe në bashkëpunim më akterët e tjerë të drejtësisë janë duke u marrë me rastin në fjalë. “Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, është duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës, Njësinë Antiterrorizimit, dhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës”. “Të gjitha rrethanat se si ka ndodhur rasti në fjalë janë duke u hetuar”, ka thënë Preteni për Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025