Prokuroria e Shtetit i kundërpërgjigjët Selimit NULL NULL 09.02.2018 12:03 09.02.2018 12:03 Prokuroria e Shtetit i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Rexhep Selimi ndaj Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi. Me anë të një komunikate për shtyp, ata thonë se kanë nxjerrë vendim ligjor, i cili vërteton se Lumezi e ka dhënë në mënyrë të rregullt provimin e jurisprudencës. “Ftojmë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit që të përmbahen nga deklarime të pavërteta dhe në kundërshtim me vendimet legjitime të organeve shtetërore. Këta përfaqësues do të duhej të promovojnë respektimin e ligjit dhe vendimeve të organeve shtetërore dhe jo të japin deklarata paushalle, të pabazuara dhe qëllimisht tendencioze”, thuhet mes tjerash në komunikatë.