Prokuroria e Shtetit angazhohet për parandalimin e parregullsive në zgjedhjet e veriut - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria e Shtetit angazhohet për parandalimin e parregullsive në zgjedhjet e veriut

NULL NULL
23.04.2023 10:56
zgjedhje

Nga ora 07:00 e mëngjesit në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë.

Po ashtu në Zveçan e Zubin Potok, po mbahen edhe zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

Për të mbikëqyrur procesin, janë angazhuar edhe prokurorët e gjyqtarët kujdestarë, të cilët janë të gatshëm të reagojnë aty ku ka pengim të procesit.

“Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë në Polici dhe Prokurori për të gjitha pretendimet eventuale lidhur me keqpërdorimet zgjedhore”, njofton Prokuroria e Shtetit përcjell Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS