Prokuroria deklarohet për plagosjen e mbrëmshme në Emshir NULL NULL 24.04.2025 15:07 24.04.2025 15:07 Mbrëmjen e së mërkurës një plagosje ka ndodhur në Prishtinë, në lagjen Emshir, konkretisht në rrugën “Rexhep Krasniqi”. Viktima N. Krasniqi, rreth 25 vjeçar është plagosur nga i dyshuari Valton Sadiku, i cili gjendet në arrati. Rreth këtij incidenti, është deklaruar Prokuroria Themelore e Prishtinës. Zëdhënësja Kaltrina Shala, tha për Klankosova.tv se nuk mund të ofrojnë më shumë informata rreth rastit, pasi mund të dëmtohen hetimet lidhur me çështjen në fjalë. “Prokuroria i shtetit në koordinim dhe në bashkëpunim të plotë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin në fjalë, ndërsa kryersi për të cilën dyshohet se ka kryer vepren penale gjendet në arrati”, tha ajo për Klankosova.tv Tentim vrasja në Emshir: Identifikohen dy të dyshuar që u përfshinë në plagosjen e të riut