Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria: Bastisjet e sotme për krim të organizuar

NULL NULL
01.10.2015 14:41

EULEX-i dhe Policia e Kosovës sot gjatë ditës kanë realizuar një aksion masiv nëpër tërë territorin e Kosovës, ku kanë kryer disa bastisje në disa prona private.

Ky aksion në fjalë është udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokuroria e Shtetit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se këto bastisje në disa prona janë kryer në bazë të një urdhri të gjykatësit të EULEX-it nga Gjykata Themelore në Prizren, transmeton Klan Kosova.

“Këto aktivitete kanë të bëjnë me hetimin(et) në vazhdim kundër krimit të organizuar, shpëlarjes së parave dhe veprave të ngjashme, të kryera nga një prokuror në PSRK” thuhet më tej në komunikatë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.