Prokurori Special: Dëshmitarë ndërkombëtarë do ftohen për masakrat më të mëdha në Kosovë NULL NULL 22.06.2025 09:14 22.06.2025 09:14 Prokurori Special, Ilir Morina Prokurori Special, Ilir Morina, të shtunën në emisionin “Info Magazine” ka folur rreth ngritjes së aktakuzave për Masakrën e Mejës, Dubravës e të Reçakut. Ai bëri të ditur se dëshmitarë ndërkombëtarë do të ftohen në Kosovë për të dhënë dëshmi lidhur me masakrat më të mëdha në vend, transmeton Klankosova.tv. “Ne kemi ngritur aktakuzë ndaj një prej masakrave më të mëdha, siç është Masakra e Mejës, gjykimi veç ka fillu javën e kaluar, ku janë të përfshirë 53 të pandehur, dhe ky gjykim po zhvillohet në mungesë”, u shpreh prokurori. “Po ashtu kemi ngritur aktakuzë për një rast të vetëm lidhur me rastin e madh që quhet Maskara e Dubravës, për këtë rast gjykimi përfundoi javën e kaluar, ku i pandehuri u lirua nga gjykata, kurse pjesa tjetër e rastit sa i përket Masakrës së Dubravës është ende në hetim”. “Sa i përket Masakrës së Reçakut, ne i kemi kryer të gjitha veprimet hetimore të cilat mund t’i zhvillojmë brenda territorit të Kosovës, dhe tani jemi duke u fokusuar në mbledhjen e provave që gjenden jashtë Kosovës, duke përfshirë mekanizmin rezidual, apo ish-gjykatën Penale Ndërkombëtare për Jugosllavinë, dhe identifikimin e dëshmitarëve ndërkombëtarë të cilët duhet t’i ftojmë në Kosovë që t’iu marrim deklaratat lidhur me këtë çështje”, tha Morina. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 23 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 1 day