Prokurori që insistoi në fajësinë e Millosheviqit pritet të jetë avokati i Thaçit (VIDEO) NULL NULL 10.07.2020 20:27 10.07.2020 20:27 Prokurori që bëri çmos ta shpallë fajtor Sllobodan Millosheviqin në Tribunalin e Hagës pritet ta mbrojë, si avokat, Hashim Thaçin, në një tjetër proces gjyqësor potencial në kryeqytetin e Holandës. Geoffrey Nice konfirmoi se do ta marrë këtë detyrë, nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorisë Speciale për liderin e shtetit të Kosovës, por tha se është herët të komentojë në lidhje me atë që mund të ndodhë. Avokati britanik, që më parë mbrojti Sami Lushtakun, më herët ka dalë në mbrojtje të ish-luftëtarëve të UÇK-së karshi akuzave që atyre u janë bërë në raportin e Dick Martyt. Kronikë e zgjeruar nga Rina Mujku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025