Prokurori i Përgjithshëm ukrainas thotë se gati 80 mijë raste të krimeve janë regjistruar gjatë luftës NULL NULL 20.04.2023 00:52 20.04.2023 00:52 Më shumë se 75 mijë raste të krimeve të luftës në Ukrainë janë shfaqur që nga fillimi i luftës, u tha ligjvënësve amerikanë prokurori i përgjithshëm ukrainas, Andriy Kostin. Duke folur sot në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Kostin tha se forcat ruse kanë përdorur përdhunimin, torturën dhe rrëmbimin për të “mbjellur frikë dhe terror” mes civilëve ukrainas. Kostin tha se një tjetër “krim sistematik dhe i përhapur” që u zbulua nga zyrtarët ukrainas janë edhe “zhdukjet e detyruara”. “Aktualisht, më shumë se 600 persona, vendndodhja e të cilëve nuk dihet, janë regjistruar të zhdukur vetëm në Kherson,” tha ai. Në zonat ende të kontrolluara nga forcat ruse, banorët, përfshirë fëmijët, po zhvendosen me forcë në territore të tjera të pushtuara ose në Rusi, shtoi ai, shkruan Skyneës, transmeton Klankosova.tv.