Projektligji për IVF-në, “Marshojmë S’festojmë” me protestë para Kuvendi NULL NULL 29.02.2024 12:32 29.02.2024 12:32 Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” sot ka organizuar aksionin protestues lidhur me reagimet kundër Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor. Me pankartat “Deputetët s’kanë mandat me i cenu trupat tanë”, “Eman, mos rrej” , “Kush na mbron prej deputetëve” ,”Shkarkoni Duda Baljen”, “Kushtetuta, ku?”, kolektivi protestoi para dyerve të kuvendit, të cilat i vendosen këto pankarta në dyert e Kuvendit. Blenda Asllani, anëtare e Kolektivit “Marshojmë S’festojmë” u shpreh se disa deputetë janë duke e gënjyer publikun. “Sot mbyllem dyert e Kuvendit te Kosovës me një mesazh te fuqishëm: Deputet s’kanë mandat për te cenuar trupat tanë! Diskutimi i ditëve te fundit, brenda e jashtë Kuvendit mbi Projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim t Asistuar Mjekësor ka qene dehumanizua ndaj grave te Kosovës. I njëjti, është përcjellë me propagande edhe me gënjeshtra nga deputetet, për qëllime patriarkale e elektorale. Ne jemi këtu sot, për te demantuar këto gënjeshtra, dhe për t’ua thëne me zë te larte emrat deputeteve patriarkale. Eman Rrahmani, Duda Balje, Albena Reshitaj, Visar Korenica e deputete të tjerë, e gënjyen publikun duke thëne se ky ligi e shkatërron familjen dhe e mundëson incestin. Krejt kjo, përderisa në spitalet private në Kosovë dhe jashtë Kosovës, janë duke u derdhur shuma të mëdha parash, për realizimin e fertilizimit të asistuar mjekësor nga gratë e qiftet që kanë nevojë për të. Deputetet tanë diskutojnë për skenarë absurde, abstrakte dhe nacionaliste, përderisa grave e çifteve në Kosovë i’u shteren hapat në spitale private, të pambrojtur”, tha Asllani, raporton KP, transmeton Klankosova.tv. Asllani potencoi që ky shërbim duhet të ofrohet në institucione publike që të sigurohet mbrojtje e barabartë për të gjithë. Kërkesa e tyre është që të shkarkohet Dude Balaj nga pozita e kryetares për të drejtat e njeriut dhe se të sanksionohen të gjithë deputetët të cilët brenda Kuvendit përdorin gjuhë të urrejtjes. “Kërkesat tona janë të qarta: Të votohet në Kuvend projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor duke mundësuar të ketë procedurë për qiftet dhe gratë e beqare. Të shkarkohet Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Të sanksionohen të gjithë deputetët të cilët brenda Kuvendit apo në paraqitje publike përdorin gjuhë të urrejtjes ndaj komuniteteve te caktuara, dhe t’u kërkohet minimum kërkim falja publike nga kryesuesit e Kuvendit, në pajtim me Nenin 65 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës. Deputetët nuk kanë të drejtë të cenojnë autonominë e trupave të grave. Kjo qeshje nuk ka kompromis. Rezistenca jonë do të vazhdojë! Në 8 marsin e këtij viti do të marshojmë edhe për ta mbrojtur të drejtën për të vendosur vet për trupat tonë”, përfundoi Asllani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici 3 orë më parë