Projektligji për arsimtarët e të 90-ve i dobët, më shumë duket si për pensionistë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Projektligji për arsimtarët e të 90-ve i dobët, më shumë duket si për pensionistë

NULL NULL
12/04/2018
"Sa i përket ligjit konkret, unë mendoj që emrin e ka gabim, sepse nuk është ligj për arsimtarët e viteve të 90-ta. Nëse flasim për ta, shteti ua ka njohur stazhin e punës. Ky projektligj është një skemë e hapur, i draftuar dobët. Mbi bazën e këtij drafti është e pamundur llogaritja e kostos"

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se projektligji që trajton punëtorët arsimorë të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar është i një cilësie të dobët, ndaj pret që të përmirësohet në thelb gjatë trajtimit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Në Zona e Debatit në Klan Kosova ai ka deklaruar se më shumë se ligj për arsimtarët ai është ligj për pensionistët, që e bën të çuditshëm faktin se ai është sponsorizuar nga Minstria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“Kosova vazhdon të ketë strukturë buxheti të pranueshme, sepse pjesëmarrja në investime kapitale vazhdon të jetë rreth 30 për qind. Qëllimi ynë është që sa më shumë të rriten investimet kapitale. Ka një presion në rritje për çështjet sociale. Sa i përket ligjit konkret, unë mendoj që emrin e ka gabim, sepse nuk është ligj për arsimtarët e viteve të 90-ta. Nëse flasim për ta, shteti ua ka njohur stazhin e punës. Ky projektligj është një skemë e hapur, i draftuar dobët. Mbi bazën e këtij drafti është e pamundur llogaritja e kostos. Nuk është pjesë e tabelës buxhetore”.

“Ky është ligj për pensionistë dhe është interesant fakti që Ministria e Arsimit sponsorizon ligj për pensionistë. Këtu nuk janë vetëm arsimtarët, janë ish-punëtorët e minsitrisë, janë edhe ish-pronarët e shtëpive, punëtorët teknikë. Është e paraparë që këto të jenë pensione të trashëgueshme, tek gruaja, ose tek fëmijët. Për më shumë, ky ligj e lidhë me pagën bazë, dhe si do që të lëvizë paga, lëvizë edhe pensioni. Besoj shumë që ky ligj do të trajtohet me shumë kujdes gjatë procedurave në Kuvendin e Kosovës”. /klankosova.tv