Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Projekte infrastrukturore dhe ekonomike, fokus i takimit Kurti – BERZh

NULL NULL
09.04.2026 22:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, zhvilloi një takim me Presidenten e Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit dhe zhvillimi i projekteve strategjike në Kosovë.

Gjatë takimit, u diskutua për avancimin e projekteve infrastrukturore dhe ekonomike, me theks të veçantë në sektorët kyç si energjia, menaxhimi i ujërave dhe transporti publik.

“Kryeministri Kurti inkurajoi BERZh-in që të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe për projektet që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të çuar përpara projektet infrastrukturore dhe për të përmbushur objektivat e përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit me këtë institucion financiar ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit transmeton Klankosova.tv.

Në përfundim të takimit, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të BERZh-it dhe partneritetin e saj në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Kosovës.

lajme të ngjashme