Programi për shëndetësi i PDK-së, Hamza premton 1.5 miliard euro investime NULL NULL 19.01.2025 18:54 19.01.2025 18:54 Programi për shëndetësi i PDK-së, Hamza premton 1.5 miliardë euro investime Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, sot e ka prezantuar programin për shëndetësi. Me këtë rast, Hamza ka treguar se ky sektor do të jetë top prioritet në qeverisjen e tij. Ai ka thënë se për katër vjet në shëndetësi do të investohen 1.5 miliardë euro. Bedri Hamza renditi një nga një investimet që parashihen të ndodhin: 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet; 100% rritje të buxhetit për blerjen e barnave esenciale; 50% rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor; Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe të prekurit me kancer; Funksionalizim të Sigurimeve Shëndetësore dhe digjitalizim të sistemit shëndetësor; Riorganizim të specializimeve në shëndetësi dhe Ligj për Specializantët; Fuqizim të spitaleve rajonale dhe ndërtim të Sistemit Kombëtar të Emergjencave Mjekësore.