Programi i Kompaktit, Ambasada e ShBA-së përgëzon MCC-në për investimin energjetik në Kosovë NULL NULL 05.07.2022 14:38 05.07.2022 14:38 Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përgëzuar Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Programin e Kompaktit për ndihmën me 202 milionë dollarë, që do të jetë granti më i madh në sektorin e energjisë në histori të Kosovës. Ambasada amerikane nëpërmjet një njoftimi thotë se përmes këtij partneriteti pritet transformimi energjetik i Kosovës, njofton Klankosova.tv. “Urime të gjithë të përfshirëve në marrjen e këtij hapi të rëndësishëm drejt rritjes ekonomike më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për Kosovën. Mezi presim që përmes partneritetit tonë Kompakt të MCC-së të transformojmë sektorin energjetik të Kosovës, gjatë viteve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, në Twitter.