Progesteroni mund të ulë rrezikun për abort NULL NULL 12.05.2019 12:30 12.05.2019 12:30 Dhënia e hormoneve të progesteronit tek gratë që kanë pasur abort dhe përjetojnë gjakderdhje të hershme në shtatzëni mund të përmirësojë shanset e tyre për të pasur fëmijë, sugjeron një studim. Studiuesit e Birminghamit kryen testime me mbi 4,000 gra shtatzëna. Samantha Allen, 31 vjeçare, përjetoi gjakderdhhje kur humbi fëmijën e saj të parë dhe pastaj përsëri gjatë shtatzënisë së saj të dytë. Pas marrjes së hormonit për tetë javë, ajo lindi djalin e saj Noah. Progesteroni është një hormon i domosdoshëm në shtatzëni – për mbajtjen e vijës së mitrës ku embrioni është implantuar dhe për mbështetjen e sistemit imunitar. Studimi i Universitetit të Birmingamit, i botuar në New England Journal of Medicine, përfshiu një grup prej rreth 2,000 grave shtatzëna të cilave u kishin dhënë progesteron dhe një grupi tjetër me numër të njëjtë që kishin përdorë placebo ose pilulë. Të gjitha gratë kishin përjetuar gjakderdhje në shtatzëninë e hershme. Edhe pse studimi tregoi se jo të gjitha gratë me gjakderdhje të hershme mund të ndihmohen duke marrë këtë hormon, përfitimet ishin më të mëdha në mesin e grave me histori të abortimeve të përsëritura (tre ose më shumë). Në mesin e atyre grave, ka pasur një rritje prej 15% në normën e lindjes së gjallë – me 98 nga 137 femra që shkojnë për të lindur fëmijë, krahasuar me 85 nga 148 në grupin e placebo.