Profesori zviceran: Krimi i organizuar ka interes që t’ia pamundësojë policisë qasjen në veri NULL NULL 03.10.2023 12:50 03.10.2023 12:50 Profesori i njohuri zviceran Oliver Jens Schmitt, ka folur rreth situatës në veri pas sulmit terrorist që ndodhi në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Ai të hënën kishte deklaruar se krimi i organizuar ka interes për t’ia ndaluar qasjen në veri policisë, prandaj sipas tij çdo veprim i policisë së Kosovës po tentohet të paraqitet si dhunë etnike. “Incidenti i lartpërmendur i tregoi të gjithë botës se sa ngushtë janë të lidhura krimi i organizuar dhe dhuna politike. U bë gjithashtu e qartë se sa ngushtë janë ndërthurur këto grupe të aktorëve politikë kriminalë me qeverinë në Beograd”, tha ai në një intervistë për SwissInfo përcjell Klankosova.tv Anëtari i Akademisë së Shkencave së Austrisë, theksoi se të gjitha institucionet në Serbi janë të përkushtuara ta kthejnë Kosovën në Serbi. “Nacionalizmi serb dhe miti janë pengesa në rrugën e Serbisë drejt sundimit të ligjit dhe demokracisë. Serbia aktualisht është shumë larg nga kjo”, tha Schmitt. Profesori zviceran shtoi se Serbia e mohon edhe ekzistencën e popullit të Kosovës, përveç shtetësisë së saj. “Ka edhe teori serbe se shqiptarët në fakt janë serbë të konvertuar në islam”, thotë ai. Ai tha se Aleksandar Vuçiq, i cili gjithashtu është i prirur ideologjikisht drejt Rusisë, nuk është një demokrat, por një sundimtar autoritar që vepron brutalisht nga brenda. “Fakti që Perëndimi po i afrohet është gjithashtu i rrezikshëm sepse Kosova është e vetmja demokraci funksionale në rajon”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 3 orë më parë