Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Profesionet që ju çojnë në vetëvrasje

NULL NULL
18.03.2017 16:37

Gratë të cilat punojnë në kulturë, media dhe sport dhe meshkujt që punojnë në ndërtimtari janë më të rrezikuarit për të bërë vetëvrasje, thonë të dhënat e reja.

Një analizë nga Zyra Kombëtare e Statistikave, tregon se në mesin e grave, rreziku për vetëvrasje është 23 për qind më i madh për motra medicinave sesa mesatarja kombëtare dhe 42 për qind për mësuesit e shkollës fillore, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova.

Për gratë që punojnë në kulturë, media dhe sport, të dhënat tregojnë mbi 69 për qind se ato kanë mundësi për vetëvrasje.

Në mesin e burrave, punëtorët e ndërtimtarisë me aftësi të vogla i ekspozohen rrezikut që është tre herë më i madh sesa mesatarja e burrave që punojnë këtë punë.

Punëtorët kujdestarë të të dyja gjinive rrezikojnë të bëjnë vetëvrasje dy herë më shumë se sa mesatarja në Britani të Madhe.

lajme të ngjashme