Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Produktet e Comoditës, shumë të pëlqyera në panairin ndërkombëtar në Gjermani (VIDEO)

NULL NULL
23.06.2022 19:13

Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita po merr pjesë si ekspozues në panairin shumë të njohur në botë “Heimtextil”, i cili zhvillohet tradicionalisht në Frankfurt të Gjermanisë.

Comodita apo Ventius International po merr pjesë në këtë panair me një sipërfaqe prej 180 metra katrorë dhe po ekspozon shumëllojshmëri të prodhimeve të saj.

Në lidhje me panairin ka folur edhe përfaqësuesja e Comoditës, Diana Burri, e cila tha se fluksi i madh i njerëzve, nga e gjithë bota, që e kanë vizituar stendën e Comoditës ka qenë i madh.

“Jemi të lumtur që kemi pasur rezultate shumë pozitive. Na kanë ardhur mundësi të reja bashkëpunimi, kemi finalizuar disa kontrata të reja dhe ky është një lajm shumë i mirë për kompaninë tonë”, është shprehur Burri, njofton Klankosova.tv.

Ajo gjithashtu tha se po mundohen që t’i arrijnë caqet e vendosura, teksa falënderoi ekipin e prodhimit që ka përgatitur një linjë të re të produkteve që, siç tha ajo, është pëlqyer shumë nga të gjitha kompanitë që e kanë vizituar stendën e Comoditës.

Panairi “Heimtextil” është i hapur për vizitorët nga datat 21-24 qershor dhe po marrin pjesë 2300 ekspozues nga 63 vende të botës, derisa pritet të vizitohet nga mbi 60 mijë vizitorë.

Ky panair konsiderohet të jetë një event i vlefshëm për ekspozuesit dhe blerësit, ku takohet e gjithë industria e tekstilit për të lansuar në treg produkte të reja për shtëpi nga trendet e fundit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.