Prodhuesit botëror pritet të pushtojnë Evropën NULL NULL 16.07.2015 19:55 16.07.2015 19:55 Në Evropë ka aq prodhues të makinave të cilët po ashtu prijnë me produktet e tyre edhe jashtë kontinentit. Industria automobilistike evropiane është në kulm të mbulimit me makina, ndërsa pritet që të ketë konkurrencë edhe nga prodhuesit e jashtëm. Të dy palët janë në konkurrencë të fortë me njëri-tjetrin, dhe mund të përballen edhe më tej pasi prodhuesit më të mëdhenj botëror kanë planifikuar që të pushtojnë kontinentin evropian me produktet e tyre. Ata janë duke planifikuar që në Evropë të sjellin numër më të madh të makinave të cilat ka gjasa që të blihen nga evropianët, transmeton Klan Kosova. Por sipas ekspertëve makinat evropiane ekonomike do të jenë ato të cilat nuk do të mund të thyejnë lehtë besimin e konsumatorëve evropian.