Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prodhuesi i këpucëve i ankohet Hamzës: Zvicra na pranon, qeveria na përbuzë (VIDEO)

NULL NULL
21.01.2025 20:27
Zvicra e pranon Solidin, qeveria e përbuzë

Rrugës për në Suharekë u ndal fillimisht te një prodhues këpucësh.

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza pa nga afër punën e fabrikës “Solid”, e cila i eksporton prodhimet e saj jashtë vendit, raporton Klan Kosova.

Nga këtu, ai nuk doli pa blerë diçka.

Por, Hamza nuk e pati lehtë të zgjedh cilat këpucë t’i marrë.

Megjithatë, jo veç një palë i pëlqyen.

Nikoqiri nuk hezitoi t’i propozojë diçka tjetër. Pasi dy palë këpucët i ranë tamam, Hamza i mori ato dhe i pagoi.

Nga këtu, kryetari aktual i Mitrovicës që po pretendon të bëhet edhe kryeministër shteti, ndërmarrësve iu premtoi mbështetje e lehtësira.

Hamza mori vesh këtu se pronari i “Solid”-it është i pakënaqur me qasjen aktuale refuzuese të institucioneve shtetërore karshi kësaj kompanie, sa i përket furnizimit me veshmbathje për policët dhe ushtarët.

Pasi e kreu këtë vizitë, Hamza shkoi t’i takojë suharekasit në shtëpinë e kulturës në këtë komunë.

Njëri nga ta e bëri veten të dallueshëm, jo veç me veshjen, por edhe me disa elemente tjera që lidhen me dy ish liderët e PDK-së

Suharekën, të cilën e quajti motor të ekonomisë, Hamza premtoi se do ta lidhë me tri autostrada.

Por kjo komunë pritet t’ia shohë edhe më tepër hairin Hamzës, nëse ai dhe partia e tij ia dalin ta marrin qeverinë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai tha se me PDK-në si fituese, e ardhmja e Kosovës do të jetë më e mirë.

Ish-ministri i Financave i Republikës së Kosovës, tha se qeveria e tij dhe e PDK-së do të investojnë 6 miliardë euro në infrastrukturë, ujë dhe energji, në udhëheqjen potenciale 4 vjeçare. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.