Prodhohet laptopi më i hollë në botë (VIDEO) NULL NULL 31.05.2017 22:26 31.05.2017 22:26 Të vendosesh mes një laptopi, tableti është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë vitet e fundit. Kompania Asus sapo ka prezantuar përpjekjen e saj më të mirë, raporton Yahoo Tech, përcjell Klan Kosova. Quhet ‘ZenBook Flip S’ dhe është laptopi më i hollë në botë, të paktën tani për tani. Laptopi është vetëm 10.9 mm dhe do të dalë në shitje këtë vit duke filluar nga 1.099 dollarë. Ekrani i tij është 14 inch dhe është shumë i lehtë pasi peshon 1.1 kg. Ai ka një ekran me prekje dhe do të jetë në dispozicion në shumë modele të ndryshme.