Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Procesi për zgjedhjet e reja në veri, Zeqiri: Kam frikë se do të hasë në pengesa ligjore

NULL NULL
24.01.2024 18:31
Drejtori ekzekutiv në Qendrën Evropiane për Minoritetet, Adrian Zeqiri
Drejtori ekzekutiv në Qendrën Evropiane për Minoritetet, Adrian Zeqiri

Drejtori ekzekutiv në Qendrën Evropiane për Minoritetet, Adrian Zeqiri, ka thënë se ka frikë që procesi për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, do të hasë në pengesa ligjore.

I ftuar në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, ai ka theksuar se Kushtetua kërkon që referendumet të organizohen në bazë të një ligji të posaçëm dhe sipas tij, ky ligj asnjëherë nuk është vendosur prej Kuvendit.

“Unë shoh një problem të madh në vazhdimin e këtij procesi tutje, jo për shkak të gatishmërisë së qytetarëve serbë, pas 20 për-qindëshit do të duhet që të shpallej një referendum ku kërkohet mbi 50 për-qind për shkarkimin e kryetarëve të komunave”, ka thënë Zeqiri.

Tutje, ai ka shtuar se beson se ky numër mund të arrihet në komunat veriore të Kosovës.

“Mirëpo përcaktimi i zgjedhjeve të lira është e diskutueshme ligjërisht sa i përket asaj se kush do t’i thërret zgjedhjet e lira. Kushtetua kërkon që referendumet të organizohen në bazë të një ligji të posaçëm, ky ligj asnjëherë nuk është vendosur prej Kuvendit dhe unë kam frikë që do të hasë në pengesa ligjore, jo për shkak të gatishmërisë politike, mirëpo për shkak të mungesave ligjore që ky proces duhet të iu nënshtrohet”, është shprehur Adrian Zeqiri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.