Procesi gjyqësor në Hagë: Specialja lejoi vetëm 13 vizita deri më tani NULL NULL 14.03.2025 08:06 14.03.2025 08:06 Ish-krerët e UÇK-së. Gjatë ditës së enjte, në Kosovë ka qëndruar ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili vizitoi babanë e tij të sëmurë në QKUK. E zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, tha dje për Klankosova.tv se vizita u lejua për arsye humanitare. Ndërkaq, gjatë një konference për media, Doyle tha se vizita e Thaçit shënon të 13-ën e një të paraburgosuri në Kosovë e mundësuar nga Zyra Administrative për arsye humanitare. “Në tërësi, kjo është vizita e 13-ë nën ruajtje e një të paraburgosuri në Kosovë e mundësuar nga Zyra Administrative për arsye humanitare”, tha ai, shkruan eo.