Procedurat se si familjarët mund t’i vizitojnë të paraburgosurit në Shkup NULL NULL 14.05.2015 20:24 14.05.2015 20:24 Ambasada e Kosovës në Maqedoni, ka publikuar procedurat se si familjarët e të arrestuarve në Kumanovë mund t’i vizitojnë ata në qendrën e paraburgimit në Shkup. Njoftimi i plotë i Ambasadës: Në lidhje me shtetasit e Kosovës, të cilët gjenden në paraburgim në Shkup, informohen familjarët se për të realizuar vizitat,(në bazë të Ligjit për Procedura Penale të nenit 178 të RM) duhet ndjekur procedura si në vijim: • Familjari duhet paraqitet në Gjykatën Themelore 1 Shkup, në Shkup, ku do paraqes kërkesën për vizitë familjarit të paraburgosurit. Kjo mund të bëhet me apo pa avokat. Pas aprovimit të kërkesës, po atë ditë realizohet vizita; • Datat e mundshme për vizitë janë: 19 dhe 20 maj, si dhe 3 dhe 4 qershor; përgjithësisht vizitat lejohen dy herë brenda muajit. • Familjarët mund të sjellin veshmbathje, ushqim dhe barna çdo ditë pune, ato duhet dorëzuar tek porta e burgut. Ushqimi duhet të jetë i blerë brenda Maqedonisë dhe i shoqëruar me faturën fiskale; • Gjykata Themelore Shkup 1 , në Shkup është afër ndërtesës së RTV të Maqedonisë; ndërsa Burgu i Shkupit gjendet në komunën e Shutkës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPK konfirmon raportimin e Klankosova.tv për suspendimin e pesë policëve mbi rastin e vdekjes së 27 vjeçarit 15 minuta më parë
Lajme I vuri zjarrin disa shkurreve pranë varrit të nënës së tij, policia nis procedim penal ndaj të dyshuarit 21 minuta më parë