Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Procedohet penalisht nëna që përplasi në tokë foshnjën 5-muajshe në Vlorë

NULL NULL
17.03.2025 12:38

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku një grua rreth 37 vjeçe, në gjendje të dehur, thuhet se ka përplasur disa herë në tokë foshnjën e saj 5-muajshe.

Policia e Vlorës ka dalë këtë të hënë me një njoftim zyrtar mbi ngjarjen ku thekson se ka nisur procedimi penal për nënën e foshnjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal  H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh. I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosoav.tv.

Kujtojmë që ditën e ngjarjes forcat e policisë ndërhyrë menjëherë për t’i marrë fëmijën, por nëna i kundërshtoi me forcë.

Foshnja u dërguar në spital për kontrolle mjekësore ndërkohë, nëna u shoqërua nga efektivët dhe nga burime thuhet se është e divorcuar./Euronews.al

lajme të ngjashme