Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Problemi politik i FSK-së me rivarrimin e Isa Boletinit

NULL NULL
08.05.2015 17:36

Rivarrimi i eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, i planifikuar për 10 qershor, mund të ballafaqohet me një problem politik.

Ngjarja do të organizohet nën patronatin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë, mirëpo marrëveshja e Brukselit ia lejon FSK-së kalimin në pjesën veriore të Mitrovicës vetëm me lejen e NATO-s.

Gazmend Boletini, familjar i Isa Boletinit, deklaroi për Klan Kosovën se atij i është thënë se FSK-ja do ta organizojë tërë ceremoninë e ngjarjes.

Gazmend Boletini

I kontaktuar nga Klan Kosova, zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala, e ka pranuar se FSK-ja do ta organizojë këtë ngjarje bashkë me mekanizmat tjerë shtetërorë, por më pas ka shtuar se nuk e di sigurt se si do të shkojë krejt procesi, por gjithsesi FSK-ja do të jetë njëra nga organizatorët e ngjarjes.

“Me 12 maj do të mblidhet Këshilli Organizativ dhe do të vendoset se si do të procedohet”, ka thënë Shala.

Ndërsa për analistin mitrovicas Nexhmedin Spahiu, nuk është shumë e rëndësishme nëse ngjarja do të zhvillohet me apo pa pjesëmarrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Me rëndësi është që të ndodhë”, ka pohuar Spahiu.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.