Problemi me tender: Kantina e burgut pa furnizime (VIDEO) NULL NULL 22.06.2025 21:23 22.06.2025 21:23 Prapa këtyre grilave fshihet një problem i heshtur. Të burgosurit e Kosovës po përballen me mungesë të disa produkteve ushqimore në kantina të disa qendrave korrektuese të Kosovës. Siç merr vesh televizioni ata aktualisht nuk kanë ujë, qumësht, sheqer, kafe, biskota, lëngje, patatina e disa artikuj të tjerë. Kjo u konfirmua për Klan Kosovën nga Shërbimi Korrektues, i cili tha se kanë lidhur një kontratë të re për furnizim për të tejkaluar situatën. Por, dikush që drejtoi burgjet për një kohë të gjatë thotë se nuk guxon të ndodhin këso mungesash bazike që ua vështirësojnë nevojat të burgosurve. Nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut thanë se situata të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe se problemi qëndron tek përcaktimi i furnizuesit. Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë kur pritet të nis furnizimi me operatorin e ri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.