Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prizreni fitues i Superkupës (VIDEO)

NULL NULL
05.09.2021 18:58

Prizreni është shpallur kampion i Superkupës së Kosovës në Basketboll pasi mposhti Trepcën në finale me rezultat 90:81.

E gjithë ndeshja shkoi dhëmbë për dhëmbë, mirëpo në fund me ndihmën e Art Hajdarit i cili e përfundoi lojën me 33 pikë dhe Courtney Fells me 26 pikë, Prizreni arriti ta fitoi ndeshjen.

Lojë të mirë pati edhe nga lojtarët e Trepcës. Taurus Cockfield Jr e përfundoi ndeshjen me 23 pikë, 4 kërcime e 3 asistime si dhe Drilon Hajrizi me 21 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime, njofton Klankosova.tv.

Trofeu  për lojtarin më të vlefshëm të finales e morri Arti Hajdari.

Për të shkuar në finale, Prizrenit iu desh ta mposht Dritën dhe Pejën, kurse Trepca kaloi përmjet Rahovecit dhe Yllit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.