Prizreni dhe Trepça në finale të Superkupës në basketboll

Prizreni dhe Trepça në finale të Superkupës në basketboll

NULL NULL
1 month më parë

Pas ndeshjeve të gjysmëfinaleve të zhvilluar sot mes Prizrenit dhe Pejës, dhe Trepçës me Yllin, kanë qenë ekipet nga Prizreni dhe Trepça ato që arritën në finale.

Prizreni është kualifikuar në finale të Superkupës, pasi ka mundur Pejën me shifrat 96-85.

Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 24 pikë e nëntë asistime dhe Urim Zenelaj me 20 pikë e shtatë kërcime, kurse te Peja u dalluan Dardan Berisha me 26 pikë dhe Henrik Sirko me 22.

Trepça ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 81-69, për t’u kualifikuar në finalen e Superkupës.

Te Trepça u dalluan Samir Zekiqi me 25 pikë e gjashtë kërcime, Taurus Cockfield me 12 pikë e 10 asistime, Andrew Gordon me 11 pikë e 10 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 12 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Brendon Radolph me 14 pikë e tetë kërcime dhe Erjon Kastrati me 15 pikë.

Finalja do të zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. /Klankosova.tv/